Lajme

Detaje të reja për aksidentin me autobus në Kroaci ku vdiqën 10 shqiptarë nga Kosova

Prokuroria në Slavonski Brod ka ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën të vitit të kaluar, ku vdiqën 10 emigrantë nga Kosova.

52-vjeçari akuzohet se më 25.07.2021 rreth orës 6 të mëngjesit, duke besuar në mënyrë të pakujdesshme se nuk do të rrezikonte, ktheu kokën duke shikuar nga pjesa e pasme e autobusit ku kishte dëgjuar zhurmë, kështu që nuk ishte në gjendje të ndiqte situatën në trafik para vetes apo drejtimin e autobusit, gjë prej të cilës nuk ka vërejtur se autobusi kishte kaluar në korsinë e ndalimit emergjent e më pas në bar në anën jugore të rrugës, derisa goditi një tabelë me pjesën e përparme, raporton “Index.hr”. 

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ai akuzohet se më pas mori kthesën majtas dhe frenoi, duke shkaktuar rrëshqitjen e përmbysjen e autobusit, ku vdiqën dhjetë persona dhe u lënduan 44 tjerë, prej tyre 15 më rëndë.

Aksidenti kishte ndodhur më 25 korrik të vitit të kaluar, ku autobusi me targa të Kosovës u aksidentua në autostradën A3.

Fillimisht ishte spekuluar se shoferin e kishte zënë gjumi në timon, por avokati i tij e mohoi këtë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Shoferi i autobusit ishte marrë në pyetje dhe ishte mbajtur në paraburgim pas aksidentit.

Rruga Press

YouTube player