Bota

Detaje të reja nga avioni i avancuar rus që u shkatërrua nga Ukraina

Mediumi opozitar rus, “Nexta”, ka raportuar se një ditë më parë është goditur avioni luftarak rus, SU-57, që konsiderohet si më i afti për luftë.

Në raportim thuhet se sulmi i Ukrainës është kryer në aeroportin Akhtubinsk, në rajonin Astrakhan, që gjendet 589 kilometra nga vija e frontit.

“Nexta” ka shkruar se SU-57 është shumë i avancuar, që përdor raketat X-59 dhe X-69 për të kryer sulme. Vetëm disa njësi të këtyre avionëve luftarakë janë në shërbim të forcave ajrore ruse.

Lexo më shumë  Sa njerëz kanë humbur jetën deri më tani në luftën Pakistan-Afganistan?

Kjo raketë ka rreze të gjerë veprimi e pajisur me një sistem radari R-77. Ajo ka aftësinë të shkatërrojë objektiva ajrore në distanca të mëdha.

SU-57 ka edhe aftësi manovruese dhe është në shërbim të forcave ruse nga 1980-a, nga kompania Vympel.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Vrasja e 14-vjeçarit palestinez, BBC: Forcat izraelite pritën deri sa të vdiste