Detaje të reja nga avioni i avancuar rus që u shkatërrua nga Ukraina
Mediumi opozitar rus, “Nexta”, ka raportuar se një ditë më parë është goditur avioni luftarak rus, SU-57, që konsiderohet si më i afti për luftë.
Në raportim thuhet se sulmi i Ukrainës është kryer në aeroportin Akhtubinsk, në rajonin Astrakhan, që gjendet 589 kilometra nga vija e frontit.
“Nexta” ka shkruar se SU-57 është shumë i avancuar, që përdor raketat X-59 dhe X-69 për të kryer sulme. Vetëm disa njësi të këtyre avionëve luftarakë janë në shërbim të forcave ajrore ruse.
Kjo raketë ka rreze të gjerë veprimi e pajisur me një sistem radari R-77. Ajo ka aftësinë të shkatërrojë objektiva ajrore në distanca të mëdha.
SU-57 ka edhe aftësi manovruese dhe është në shërbim të forcave ruse nga 1980-a, nga kompania Vympel.
Rruga Press