Lajme

Detaje të reja mbi Radoiçiqin e laboratorët e drogës në veri

Revista serbe “NIN” ka vazhduar publikimin e dëshmive mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit. Në një artikull të publikuar të enjten, është raportuar për laboratorët e drogës në veri, objektin e Radoiçiqit në Kopaonik…

Nga një shkrim i revistës serbe NIN (numri i sotëm, 12.10.2023)

🔺 Detaje të reja mbi Millan Radoiçiqin, laboratorët e drogës në veri të Kosovës, plantacionin e drogës Jovanjica në Serbi, objektin e Radoiçiqit në kodrën Pančićev vrh në Kopaonik:

↱ Sa i përket çmimit që u pagua me jetë njerëzish, pasojat potencialisht afatgjata për shtetin dhe pakuptimësinë tmerruese, shtrohen shumë pyetje pa përgjigje racionale: si, përse dhe me meritë të kujt Serbia brenda një dite u kthye në vitin 1991?

↱ Rastësi apo jo: sulmi i grupit të Millan Radoiçiqit në Banjskë u krye më 24 shtator 2023. Më 24 shtator 1987 u mbajt mbledhja e tetë e Lidhjes së Komunistëve të Serbisë kur Sllobodan Millosheviqi u bë lider i pakontestueshëm i Serbisë dhe vendi hyri në paudhësi.

↱ Seria e hapave irracionalë të Beogradit filloi me eskalimin rreth targave, me barrikada, ndërsa skenografia për katastrofë, sipas NIN, u vendos me tërheqjen teatrale të policëve serbë nga Policia e Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

↱ Zbulimi i plantazheve të kanabisit dhe sasisë enorme të drogës së prodhuar në veri të Kosovës ishte pikë kthese. Një vit e gjysmë pas kthimit në pushtet të Albin Kurtit dhe me ardhjen e Veton Elshanit në postin e komandantit të ri të Policisë së Kosovës në drejtorinë për veri, Policia e Kosovës ka zbuluar 11 laboratore dhe plantacione për prodhimin e kanabisit. Në maj të këtij viti një hetues i antidrogës në Policinë e Kosovës i tha revistës NIN se “sipas vlerësimeve tona nga secili plantacion nxirrej një përfitim prej 40 mijë euro në muaj”.

↱ Ndërsa në Kosovë ndiqen kontrabandistët e drogës, në Serbi ngriten aktakuza kundër hetuesve që ndjekin kontrabandistët e drogës, shkruan NIN. Njëri prej tyre është Sllobodan Milenkoviq. Ai është njëri nga hetuesit që zbuloi plantacionin e madh të drogës Jovanjica afër Beogradit. Dyshohet se pronarët e plantacionit mbanin lidhje me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.

↱ Hetuesi Milenkoviq i ka thënë një gazetari të NIN se dyshon që një pjesë e pajisjeve të plantaconit të drogës Jovanjica ka përfunduar në veri të Kosovës. Milenkoviq ka dorëzuar padi kundër Zvonko Veselinoviqit të cilin e akuzon se ka siguruar 1 milion euro për ta vrarë inspektorin Milenkoviq dhe kolegun e tij Dushan Mitiq. Padia ndaj Veselinoviqit u hodh poshtë nga drejtësia serbe.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

↱ Petar Boshkoviq, ish-kryeshef në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, i deklaroi revistës NIN se i gjithë aksioni “është përcjellë me kujdes nga fillimi”. Në këtë përfundim ai arrin duke u bazuar në faktin se “Prishtina nuk bëri asnjë hap të gabuar, ndërsa nga pala serbe gabuan absolutisht të gjithë”.

↱ Ndërsa Prishtina akuzon njerëz të afërt të Danillo Vuçiqit (të birit të Vuçiqit) për pjesëmarrje në sulm të armatosur dhe presidenti i Serbisë përgjigjet në Instagram, është vetëm çështje kohe kur do të mësojmë edhe disa informata tejet të pakëndshme për këtë ngjarje.

↱ Petar Boshkoviq shpjegon se nuk është normale që ushtria serbe thotë se nuk i intereson se çfarë bën Millan Radoiçiqi në pronën e tij kur ai posedon një arsenal të tërë të armatimit ushtarak, veçanërisht nëse të njëjtit, pra Radoiçiqit, Ushtria e Serbisë para disa vitesh ia ka mundësuar të ndërtojë objekt ilegal në kodrën Pançiçev vërh (Pančićev vrh), afër sistemeve të saj të radarit.

Copyright: E.R. & Koha

Rruga Press

YouTube player