Lajme

Detaje nga takimi i Sindikatës së policisë me ministrin Sveçla

Sot u zhvillua një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në të cilin mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.

Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale, gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të PK-së, si dhe për kushtet e punës në Policinë e Kosovës.

Takimi karakterizohet si përmbajtësor dhe konstruktiv.

Lexo më shumë  Ademi takohet me Konjufcën, flasin për ndeshjen Sllovaki-Kosovë

“Ministri Sveçla shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Sindikatën e Policisë së Kosovës, menaxhmentin e Policisë së Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për trajtimin e kërkesave të paraqitura me shkrim, duke synuar ngritjen e mirëqenies së çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të punës”, thuhet në njoftim.

“Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka përkrahur dialogun social me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe përfaqëson të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës. Në takim u trajtuan edhe çështje të tjera të rëndësishme për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies në Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media nga SPK.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Rruga Press

YouTube player