KryesoreLajme

Detaje nga bastisjet në Leposaviq dhe Zveçan – policia ka arrestuar dy persona

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja rreth bastisjeve të djeshme në veri të vendit, konkretisht në Zveçan dhe Leposaviq.

Në rastin e parë në Leposaviq policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur se në një lokal-pronë e të dyshuarit janë duke u shitur bluza me mbishkrime nacionaliste me përmbajtje të veprës penale ‘nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’, stikersa të ndryshëm, elektro-shok dhe sprej OC.

Në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kryer bastisje edhe në shtëpinë e të dyshuarit. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti priti në takimin ambasadorin Sprecher: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës

Në një tjetër rast poashtu në Leposaviq policia ka arrestuar edhe një person për shkak se njësitë relevante policore, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një pushkë automatike AK- 47 me 47 copë fishekë, një pushkë gjuetie, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë dhe një karikator të zbrazët.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më shumë  23 persona të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Kurse në Zveçan gjatë patrullimit njësitë policore (NJNSH) në pyll në një gyp të kanalizimit kanë vërejtur-gjetur: dy pushkë gjuetie, një armë të gjatë gjysmëautomatike, 43 copë fishekë, një rrip për fishekë dhe një fotrollë të armës.

Njësitë relevante policore dhe njësiti për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe municioni janë sekuestruar ndërsa rasti në procedurë hetimore.

YouTube player