KryesoreLajme

Detaje nga arrestimi i ish-drejtorëve të Veliajt në Bashkinë Tiranë: Si i përfitonin tenderat publikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 9 urdhër arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, përfshirë dy ish-drejtues të rëndësishëm, Mariglen Qato dhe Redi Molla. I pari ka drejtuar Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit dhe i dyti ka drejtuar Ujësjellësin.

Ata që i bashkonte këta zyrtarë nuk ishte vetëm detyra publike por edhe kompania 5D, në të cilën kanalizonin paratë nga tenderat pubikë. Ka qenë kjo kompani e denoncuar edhe nga opozita që ka siguruar të dhëna të rëndësishme për hetuesit. Gazetarja Klodiana Lala tha se në muajin tetor të vitit të shuar, me urdhër të Prokurorit të Posaçëm, Klodian Braho është ushtruar kontroll në kompaninë 5D në pronësi të biznesmenit Nestor Muhametllari ku janë sekuestruar dokumente që kanë siguruar të dhëna që kanë rënduar pozitën e ish-zyrtarëve të lartë të Bashkisë së Tiranës.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

SPAK ka provuar se nga periudha 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi Redi Mollaj ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a. Gjithashtu, nga viti 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 procedura prokurimi. Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.

Lexo më shumë  Sulmi në Banjskë, edhe dy muaj paraburgim ndaj tre serbëve të dyshuar

Lapsi.al zbardh emrat e njerëzve të Erion Veliajt që përfunduan nën prangat e SPAK pas hetimeve për korrupsion e shpërdorim detyre në Bashkinë Tiranë. Ata janë:

Redi Molla (arrest me burg)

Mariglen Qato (arrest me burg)

Taulant Tusha (nën arrest per aferen e inceneratoreve)

Enton Punavija (detyrim paraqitje)

Julian Zanaj (detyrim paraqitje)

Albano Janku (detyrim paraqitje)

Nestor Muhamellari (detyrim paraqitje)

Eglantina Zere (detyrim paraqitje)

Deborah Keçi (detyrim paraqitje)

Rruga Press

YouTube player