Bota

Detaje nga aksidenti i rëndë në Kroaci: Shoferi fluturoi nga xhami i përparmë

Shefi i zjarrfikësve  që ishte i pranishëm në aksidentit  e rëndë rrugor të ndodhur në autosdratë në Kroaci mëngjesin e sotëm ku një autobus me targa polake doli jashtë rruge, ka folur për mediat vendase.

Ai është shprehur se vendi i ngjarjes ngjante me skena të një filmi horror duke shtuar se autobusi dukej sikur ishte përplasur me një mur.

Lexo më shumë  Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

“Ishte e tmerrshme. Ishte sikur kur po shikon një film horror. Ne morëm njoftimin rreth orës 5:50 të mëngjesit. Autobusi ishte përplasur në një kanal ku e gjitha pjesa e përparme e tij ishte shkatërruar. Ai dukej sikur ishte përplasur le të themi me një mur, Një shofer kishte flutuar nga xhami i përparmë ndërsa tjetri ishte në autobus. Jam 60 vjeç dhe nuk kam parë kurrë një skenë të tillë’ është shprehur shefi i zjarrfikësve, për media vendase.

Nga ky aksident i rëndë 12 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 35 të tjerë janë të plagosur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *