KryesoreLajme

Dështon mbledhja e KQZ-së, opozita bojkoton shtyrjen e afatit për regjistrimin e mërgatës për votim

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin.

Lexo më shumë  Raporti i DIA-s: Mafia shqiptare po fiton lidership në trafikun e kokainës

Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme, raporton KP.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte paraparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndryshe, sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Lexo më shumë  Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti
YouTube player
sqhrenfrdeit