Lajme

“Dëshirojmë që vizitorët ta kujtojnë Prishtinën me buzëqeshje” – Hajrulla Çeku prezanton vizionin për turizmin si shtyllë të zhvillimit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka prezantuar një pjesë të platformës së tij zgjedhore, duke vënë theksin në turizmin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të kryeqytetit.

Çeku thekson se turizmi është pjesë e vizionit për një Prishtinë gjithëpërfshirëse, e cila krijon mundësi për punë dinjitoze dhe përfshirje ekonomike në të gjitha pjesët e qytetit – nga qendra urbane deri te fshatrat përreth.

“Nga rrugët e qytetit deri te kodrat e fshatit, turizmi sjell frymë të re, ekonomi të gjallë dhe shpresë për punë dinjitoze,” tha Çeku, duke e përshkruar turizmin si një mundësi për të rritur mirëqenien dhe për ta kthyer Prishtinën në një destinacion mikpritës për të gjithë.

Lexo më shumë  Mbi 2,8 milionë euro/ Ministria e Infrastrukturës në Kosovë finalizon kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve në dimër

Plani i tij për turizmin përfshin disa masa konkrete:

-Investim në 10 atraksionet kryesore të qytetit, duke përmirësuar infrastrukturën, mirëmbajtjen dhe qasjen për vizitorët.

-Hapjen e një Qendre për Vizitorë, që do të ofrojë informacion shumëgjuhësh, materiale promocionale dhe orar të zgjatur për të përmbushur nevojat e turistëve.

-Mbështetje të vazhdueshme për festivalet kulturore, sportive dhe gastronomike, që e bëjnë Prishtinën aktive gjatë gjithë vitit dhe tërheqin vizitorë vendas e të huaj.

Lexo më shumë  Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave në Shqipëri

-Programi “Shtëpia e Miqve”, i cili synon të përfshijë familjet me të ardhura të ulëta në mikpritje turistike, duke u dhënë atyre mundësi të përfitojnë financiarisht dhe të ndihmojnë në promovimin e kulturës vendore.

Çeku gjithashtu ka premtuar forcimin e gastronomisë autentike të Prishtinës dhe zhvillimin e mëtejshëm të jetës së natës, elementë që, sipas tij, ndikojnë drejtpërdrejt në përvojën pozitive të vizitorëve dhe në ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm për kryeqytetin.

“Dëshirojmë që vizitorët ta kujtojnë Prishtinën me buzëqeshje,” ka theksuar Çeku.

Rruga Press

YouTube player