Lajme

Dërgesat e emigrantëve, 8,6% e vlerës së remitancave ikën për komisione

Pandemia dhe masat kufizuese kanë detyruar një pjesë të madhe të dërgojnë paratë drejt familjeve në Shqipëri përmes kanaleve zyrtare, në pamundësi për të ardhur vetë e për t’i sjellë dorazi.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se vitin e kaluar, 1,24 miliardë euro erdhën në vend, në formën e remitancave, e barabartë me 9,7% të GDP-së.

Por raportet e ndryshme të institucioneve ndërkombëtare dhe të Bankës së Shqipërisë, vënë në pah një tjetër aspekt, atë të kostove për dërgimin e parave në Shqipëri. Mesatarisht në vendin tonë, 8,6% e shumës së dërguar paguhet si komision transferte, ndjeshëm më e lartë se mesatarja botërore apo se ajo e rajonit.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Përdorimi i gjerë i cash-it, kultura e dobët financiare, inovacioni i ulët, shihen si faktorë që ndikojnë në rritjen e këtyre kostove. Por së fundmi, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një hetim në këtë treg, ku rezulton se 1 prej 9 operatorëve, zë 90% të tregut të transfertave ndërkombëtare dhe kombëtare.

Ata që vuajnë mbi të gjitha kostot e larta janë familjet që përfundojnë duke marrë më pak, për shkak të pjesës që zbritet nga komisionet që paguan dërguesi. Sipas INSTAT, dy qarqet më të varfra të vendit, Kukësi dhe Dibra, janë edhe ato që kanë varësinë më të lartë nga remitancat. Njëkohësisht, në rang vendi, 26% e familjeve shqiptare që marrin para nga jashtë, kanë më pak të ardhura në dispozicion se sa pjesa tjetër.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, komisionet e transfertave janë më të larta për vendet e origjinës të emigrantëve të rinj, si Anglia dhe Gjermania, dhe janë lehtësisht më të ulëta për kanalet tradicionale si Italia apo Greqia. Marrë nga a2

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *