KryesoreOpinion/Aktualitet

Der Standard: Ballkanin e Hapur e krijuan ata që donin ndarjen e Kosovës

Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD

Projekti konkurrent Ballkani i Hapur

Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duan të lehtësojnë lëvizjen e lirë të mallrave me këtë iniciativë. Megjithatë nisma nuk shihet vetëm si një projekt për të konkurruar me strukturat e krijuara të Marërveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe tregun rajonal, por edhe si një përpjekje e Serbisë për të rikthyer pretendimet hegjemoniste në rajon. Prandaj Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova nuk marrin pjesë në Ballkanin e Hapur. Është gjithashtu e paqartë se cilat standarde respektohen në bazë të inciativës në kufij për lëvizjen e mallrave, si dhe ekziston shqetësimi se projektet e financuara nga BE për të lehtësuar lëvizjen e mallrave tani thjesht do rrëmbehen nga Ballkani i Hapur, pa përmendur se paratë vijnë nga BE.

Lexo më shumë  Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

Në çdo rast, projekti i Ballkanit të Hapur- i njohur më parë edhe si Mini Shengeni- u riemërua me ndihmën e Alexander Soros, djalit të filantropit George Soros dhe të dërguarit të SHBA, James O’Brien, dhe u prezantua vitin e kaluar. Është interesante se nisma përfshin ato forca që u përpoqën vite më parë që të shtynin përpara një shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës. Me shkëmbimin e territoreve, shumë qytetarë në Kosovë u ndjenë të tradhtuar nga Rama dhe Vuçiç. Ballkani i Hapur po shkakton sërish ndarje dhe mosbesim në rajon.

‘Mbytja e Kosovës’

Në dhjetor, demonstruesit në Shqipëri protestuan kundër një takimi mes Vuçiç, Ramës dhe ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Sipas tyre, Ballkani i Hapur ishte një ‘mbulesë për mbytjen e mëtejshme të Kosovës’. Në Kosovë ekziston shqetësimi se Shqipëria dhe Serbia duan të ndajnë Kosovën mes tyre.

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Por ka zëra kritikë edhe në BE për nismën e Ballkanit të Hapur, sepse ata duan që gjashtë shtetet t’i kthehen bashkëpunimit. Komisioneri hungarez i BE-së për negociatat e zgjerimit, Oliver Varhelyi, i cili njësoj si kryeministri hungarez, Viktor Orban, është i afërt me regjimin serb, mbështet nismën. Përmes një lidhje video në dhjetor, Varhelyi i bëri thirrje tre vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *