Der Spiegel gjen numrat e telefonit dhe fjalëkalimet e bashkëpunëtorëve të Trumpit të përfshirë në skandalin e mesazheve me tekst
Ndihmësit më të afërt të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkaktuan një nga skandalet më të mëdha në historinë e Amerikës, kur diskutuan mbi planet për një sulm ndaj grupit Huti në Jemen në aplikacionin Signal, dhe në mesazhe kishte informacione që duhej të ishin të klasifikuara si të fshehta.
Pas këtij skandali, gazetarët e revistës gjermane, Der Spiegel arritën të gjejnë informacione personale, duke përfshirë fjalëkalime dhe numra telefoni, të shumë personave të përfshirë në këtë situatë.
Siç theksojnë ata nga ky gazetë gjermane, ata arritën të bëjnë këtë përmes disa kërkimeve në internet dhe gjetën shumë të dhëna personale për individët që ndodhen në nivelet më të larta të administratës amerikane.
Mes të tjerash, Der Spiegel gjeti numra telefoni, fjalëkalime dhe adresat e e-mailit të këshilltarit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, ministrit të mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe drejtoreshës së shërbimeve të inteligjencës kombëtare, Tulsi Gabbard.
Nëpërmjet verifikimeve të mëtejshme, ata zbuluan gjithashtu se disa prej tyre vazhdojnë të përdorin këto adresa e-mail, megjithëse ato janë komprometuar dhe mund të gjenden me një kërkim të thjeshtë.
Der Spiegel kujton se këto të dhëna mund të përdoren për të hakuar pajisjet që përdorin individë me qasje në informacion të jashtëzakonshëm dhe në përgjithësi të klasifikuar si të fshehtë, të cilët janë në fokus të veçantë pas këtij skandali.
Përveç kësaj, ata theksuan se këta numra telefoni janë të lidhur madje me llogaritë e tyre në Signal, aplikacioni për shkak të të cilit ndodhi i gjithë skandali.
Pavarësisht se nuk e zbuluan numrat dhe informacionet e tjera, gazetarët e gazetës gjermane njoftuan se kishin kontaktuar këta tre individë për t’i njoftuar ata se të dhënat e tyre private, përfshirë fjalëkalimet, janë të disponueshme në internet dhe mund të gjenden lehtësisht.
Rruga Press