Lajme

Deputetja shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj: Dyshohet se shoferi i autobusit ishte në gjumë

Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Ajo ka shkruar me dhimbje e pikëllim ka pranuar lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetasit e Kosovës.

“Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jetën 10 persona dhe rreth 30 te tjerë janë të lënduar. Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to”, ka shkruar Lekaj-Prljaskaj.

Lexo më shumë  Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

Deputetja më tej ka shtuar se Republika e Kroacisë e ofron mundësinë e kujdesit kualitativ shëndetësor personave të lënduar dhe shpresojmë se udhëtaret e lënduar te shërohen sa më shpejt.

“Bashkë me ambasadorin e Republikës se Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Gëzim Kasapollin po shkojmë drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia”, ka shkruar ajo.

Ndërakq, Lekaj-Prljaskaj në një prononcim për KosovaPress ka tha se në bazë të informacioneve të para dyshohet se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë, por shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje pritet të kuptohen më vonë.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

“Tani për tani kam informacion që shoferi ka qenë në gjumë, por më vonë kur do të dalë në vendngjarje do të marrë të dhëna më të sakta nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë do të shoh si qëndron situata me të lënduarit”, tregoi Lekaj-Prlaskaj. /Telegrafi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *