KryesoreLajme

Deputetja e PDK-së Sala Jashari ilegalisht kyç mikrofonin e Kuvendit pas mbylljes se seancës për t’iu mundësuar fjalimet deputetëve të opozitës

Pas dështimit të 50-të të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetëte partive opozitare PDK-LDK-AAK zakonisht po qëndrojnë në sallë për të mbajtur fjalime edhe pas mbylljes së seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

Në seancat e kaluara zakonisht deputetët opozitarë merrnin mikrofonat e mediave dhe i vendosnin ne foltoren e seancës për t’ua mundësuar mediave t’i merrnin fjalimet.

Lexo më shumë  Pas Rrjollit e Kakomesë, hiqet edhe Porta e Karpenit - Nuk i mbijetoi klimës së re politike

Ndërkohë sot pas mbylljes së seancës nga ana e kryesuesit Avni Dehari, pozitë kjo që i takon në bazë të rregullores së punës së kuvendit, deputetja Sala Jashari ka aktivizuar në mënyrë të kundërligjshme mikrofonin e foltores së Kuvendit në mënyrë që t’iu mundësohet fjalimi i deputetëve.

Zakonisht kur mbyllen seancat e Kuvendit edhe stafi teknik i kuvendit fikë mikrofonat dhe paisjet teknike dhe largohen nga dhomat e regjisë, mirëpo kjo nuk ndodhi sot pasi që mikrofonat ishin aktiv gjatë tërë kohën sa mbajtën fjalime deputetët e opozitës.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve
YouTube player