Deputetja britanike thotë se Kosova po dënohet edhe pse fajet i ka Serbia
Deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, ka thënë se është gabim që politika e jashtme të jetë e fokusuar me qendër në Beograd. Sipas saj shtetet perëndimore janë duke vrapuar pas Serbisë e cila është me Punitin dhe Rusinë.
“Pavarësisht dështimit tonë, ne duhet të qëndrojmë të fortë. Serbia jo vetëm që kohët e fundit nuk qëndroi me ne për Ukrainën, por nënshkroi një marrëveshje të politikës së jashtme me Putinin në shtator”, ka thënë ajo.
Më tej ajo ka thënë se vendet perëndimore janë duke e dënuar Kosovën e cila po ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO por një gjë të tillë nuk janë duke bërë me Serbinë, dhe pse kjo e fundit nuk respekton sanksionet e BE-së dhe ndjek ëndrrat për një Serbi të Madhe në Ballkanin Perëndimor.
“Janë partnerët tanë demokratikë që i përmbushin angazhimet që kemi vendosur që janë të cenueshëm. Kemi kërkuar që Bosnja dhe Kosova të jenë demokratike, të ndjekin anëtarësimin në BE dhe të ecin drejt anëtarësimit në NATO. Ata po e bëjnë këtë, por ne i dënojmë pa asnjë dënim për Serbinë. Unë do të flas për këtë së shpejti, por ne jemi duke u gjetur aktualisht të munguar në diplomacinë parandaluese”, ka shtuar deputetja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.
Më tej, ajo ka bërë thirrje që Serbia mos të lejohet ta prish marrëveshjen e Dejtoni. Sipas saj, nëse kjo lejohet, atëherë do të thyhet premtimi “Kurrë më”, që sinonim mos përsëritjen e gjenocidit.
“Tani Dejtoni dhe, si rrjedhojë, paqja janë sërish në rrezik në Ballkan. Ne shohim dhe një herë ambiciet cinike të miqve të Millosheviçit, ëndrrat për Serbinë e madhe dhe urrejtjen në zemrat e liderëve në atë rajon. Nëse lejojmë që Dejtoni të thyhet, rrezikojmë ta thyejmë atë premtim të shenjtë. Kur themi, “Kurrë më”, ne e kuptojmë atë. Kjo është ajo që ne duhet të shohim, por kam frikë se qeveria po përsërit disa nga gabimet e viteve 1990, kur politika jonë e jashtme kishte në qendër Beogradin. Një politikë e jashtme me qendër Beogradin nuk do të funksionojë në Ballkan. Obsesioni për ta mbajtur Serbinë në krah, pavarësisht se çfarë bën dhe pavarësisht nga veprimet, qëllimet dhe fjalët e saj, nuk funksionon”, ka deklaruar ajo.
Rruga Press