Lajme

Deputetja britanike Alicia Kearns viziton sot Kosovën. Pritet nga Kryetari i Kuvendit, Konjufca

Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns do të vizitojë Kosovën.

Ajo sot do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Kearns ka qenë zë i Kosovës në Britani dhe në qarqe ndërkombëtare, duke i dalë në mbështetje vendin tonë dhe denoncuar Serbinë për përfshirjen e saj direkte ne ngritjen e tensioneve në veri të vendit.

Lexo më shumë  Gazetari anglez rrëfen dhunën policore: Vrapuan që të më godisnin në kokë para katedrales

Deputetja britanike qysh në pjesën e parë të këtij viti ka deklaruar publikisht se Serbia po armatos e paguan grupet kriminale në veri të Kosovës, që të shkaktojnë tensione.

Kearns ka dhënë edhe kritika për ndërmjetësit evropianë të dialogut që i vendosur pa të drejtë masa Kosovës, ndërsa që tani edhe pas aktit terrorist ende hezitojnë të vendosin sanksione ndaj Serbisë.

Lexo më shumë  Kurti takon Lord Wood of Anfield, diskuton forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Britani

Rruga Press

YouTube player