Bota

Deputeti ukrainas: Vuçiqi deklarohet për afrim me Evropën, por në të njëjtën kohë i pëlqen dialogu me Putinin

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko, ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të ulet në dy karrige, duke mos i vendosur sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë.

Goncharenko tha për median shqiptare se Aleksandar Vuçiq po mbështet Vladimir Putinin, por në të njëjtën kohë bën edhe deklarata për afrim me Evropën.

Sipas tij, Vuçiqi duhet të jetë shumë i kujdesshëm për raportet me Rusinë.

“Mendoj se Serbia po përpiqet të ulet në dy karrige. Ata vazhdojnë të mbështesin Rusinë, vazhdojnë të thonë disa gjëra që i pëlqejnë Putinit. Por në të njëjtën kohë, ka deklarata për afrim me Evropën. Por presidentit Vuçiq i pëlqen dialogu me Putinin. Vërtetë, po të isha Vuçiqi do të isha shumë i kujdesshëm, Rusia vjen gjithmonë me një luftë me një shtet të huaj, në të cilin futet bota ruse”, ka deklaruar deputeti ukrainas.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Për shkak të luftës në Ukrainë, kemi parë një vëmendje të shtuar të BE-së dhe SHBA-së për një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse sheh ndonjë mundësi reale për një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi, Goncharenko ka thënë se vendimi nuk duhet të jetë në kurriz të pavarësisë së Kosovës.

“Natyrisht, shumë janë të interesuar për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, vendimi nuk duhet të jetë në kurriz të pavarësisë së Kosovës”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *