KryesoreLajme

(Video) Deputeti shqiptar në MV: Koridori 8 ku do lëvizin shqiptarët nuk po ndërtohet qëllimisht

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrja Rashidi foli në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me zvarritjen e ndërtimit të Koridorit 8, aksi horizontal Ballkanik i cili duhet të lidhë Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Është arterie e rëndësishme që lidh dy vendet dhe është fakt i pakontestueshëm që janë shqiptarët pikërisht ata që qarkullojnë në këtë rrugë”, u shpreh Rashidi.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

“Unë si përfaqësues i këtij komuniteti kam të drejtën të dyshoj se ndoshta vallë qëllimisht kjo rrugë është lënë e tillë, njëjtë si rruga Shkup-Bllacë, në mënyrë që të pamundësojnë lëvizjen e shqiptarëve mes kufijve”, shtoi ai.

“Dilema që kam pasur është vallë a ka ministra shqiptarë në këtë qeveri apo jo. Ne dëgjojmë që folklor-patriotët flasin se gjysmat e ministrave janë shqiptarë. Po për çka shërbejnë këta ministra shqiptarë? Nuk janë aty që ta zgjedhin krizën e Ukrainës, as problemin me Bullgarinë. Bëjeni këtë rrugë se realisht nuk u pyet kush as për Ukrainën, as për Bullgarinë”, përfundoi deputeti shqiptar nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *