Lajme

Deputeti shqiptar në Mal të Zi kritikon politikat e Abazoviçit dhe mbështet Kurtin në përballjen e tij me Vuçiqin

Mehmet Zenka, deputet shqiptar në Mal të Zi, njëkohësisht kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (DUA), në një intervistë për “Bota sot” foli për situatën politike në Mal të Zi pas rrëzimit të kryeministrit Dritan Abazoviç.

Krahas kësaj, Zenka tregoi edhe për nivelin e bashkëpunimit të Abazoviçit më shqiptarët gjatë kohë sa ishte në pushtet.

“Në retorik është i hapur, ndërsa në vepra është krejtësisht i kundërt, që të jem sa më i qartë, ne kemi të bëjmë me një politik e cila për drekë servon politik evropiane, ndërsa për darkë servon politik ruso-serbe dhe projekte të botës serbe”, deklaroi ai.

Po ashtu, deputeti shqiptar komentoi edhe ndikimin rus në Ballkan dhe tentativat për krijimin e botës serbe.

“Me agresionin e Rusisë në Ukrainë dukshëm tensionohet situata edhe në Ballkan (Bosnjë, MZ dhe Kosovë)”, potencoi Zenka.

Gjithashtu ai komentoi edhe bisedimet Kosovë-Serbi dhe presionin që po i bëhet kryeministrit Albin Kurti për themelimin e Asociacionit.

Intervista e plotë

Gazeta “Bota sot”: Si është situata politike në Mal të Zi, pas rrëzmit të Abazoviçi!?

Mehmet Zenka: Po pas rrëzimit të Abazoviçit situata në Mal të Zi sa vjen e përkeqësohet pasi që Abazoviçi edhe në mandatin teknik me qeverinë e tij vazhdon të dhunojë skenën politike duke mos zgjedhur mjete dhe mënyra që të vazhdojë mandatin deri në fund (sidomos duke iu përgjëruar partive serbe që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe më tej me të.)

Gazeta “Bota sot”: A ka ndihmuar Abazoviç në përmirësimin e pozicionit të shqiptarëve në Mal të Zit, qoftë në politikë apo fusha të tjera?

Mehmet Zenka: Përkundrazi edhe pse forcat politike pro evropiane ia dhanë besimin (në mes tyre edhe partitë e pakicave), ai atë besim me nënshkrimin e marrëveshjes me kishën Serbe (në kundërshtim me sugjerimet tona dhe të përfaqësueseve të BE) e keqpërdoroi.

Me plot të drejt them që tani shqiptarët në Mal të Zi dhe pakicat tjera siç janë boshnjakët dhe kroatët, jemi dita ditës duke u përballë me një retorik të viteve të 90-ta e cila thërret që të pihet gjak shqiptari dhe fton ushtrinë serbe që të kthehet në Kosovë. Duke i ik marrëveshjes të cilën e kishte me forcat politike euroatlantike, ai u qasë politikës së Vuçiqit dhe botës serbe, kështu që as që bëhet fjalë për një përmirësim të pozitës së shqiptarëve. Për momentin mbizotëron një pasiguri totale si për shqiptarët ashtu edhe për shtet mbajtjen e Malit të Zi

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Gazeta “Bota sot”: A ka qenë i hapur Abazoviç për bashkëpunim dhe për sa kohë ishte në pushtet, çfarë ka realizuar apo ka dështuar të realizojë?

Mehmet Zenka: Në retorik është i hapur, ndërsa në vepra është krejtësisht i kundërt, që të jem sa më i qartë, ne kemi të bëjmë me një politik e cila për drekë servon politik evropiane, ndërsa për darkë servon politik ruso-serbe dhe projekte të botës serbe

Gazeta “Bota sot”: Më 19 mars janë zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi. Çfarë prisni nga këto zgjedhje?

Mehmet Zenka: Tani na presin zgjedhjet presidenciale ku Mali i Zi përballet me dy opsione politike të cilat janë diametralisht të kundërta njëra me tjetrën, në njërën anë qëndron politika euroatlantike dhe në tjetrën ato ruso-serbe dhe e ashtuquajtura bota serbe së bashku me idetë e open- Ballkanit.

Pritëshmëritë e tona janë që të fitojë kandidati i cili për orientim ka BE, përkrahjen time do ketë ai kandidat i cili udhëheq politik në pajtim me programet tona politike. Kurrsesi nuk jemi me ata kandidatë të cilët deklarojnë që në rast se fitojnë do të tërheqin pranimin e Kosovës shtet dhe të cilët shqiptarin e shohin të mirë vetëm para grykës së pushkës.

Gazeta “Bota sot”: Si i komentoni proceset politike në rajon e me theks të veçantë ndikimin rus pas fillimit të luftës në Ukrainë. Si i shihni ju nga këndvështrimi juaj këto zhvillime?

Mehmet Zenka: Me agresionin e Rusisë në Ukrainë dukshëm tensionohet situata edhe në Ballkan (Bosnjë, MZ dhe Kosovë). Jeta dhe eksperienca jonë shekullore na mëson që asgjë e mirë nuk mund të vijë nga politikat të cilat qorrazi ndjekin dhe janë zbatuese të programeve megalomane ruso-serbe dhe të cilat nuk ndryshojnë veçse ndërrojnë emërtimet, ndërsa qëllimet e tyre janë të njëjta. Interesi i Rusisë është që të turbullohen ujërat në Ballkan sepse kurdoherë që Rusia e kishte ngushtë ajo këto territore i përdorte si xhokera për pazare të ndryshme (ku gjithmonë shqiptarët e pësonin). Këtë situatë e kemi edhe tani ku shohim që politika e të ashtuquajturës Bota Serbe është zgjuar nga pasiviteti dhe në mënyrë agresive cenon shtetin e Malit të Zi, Bosnjës dhe në veçanti Kosovës.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Propaganda dhe makineria e tyre bën çmos vetëm dhe vetëm t’i mbajë gjallë ndjenjat fashisoide dhe ekspansioniste .

Gazeta “Bota sot”: Si e vlerësoni politikën e Serbisë dhe Vuçiqit, i cili po sillet në mënyrë shumë agresive ndaj Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi? Ka pasur tensione në veri të Kosovës, si e komentoni atë lloj politike në rajon?

Mehmet Zenka: Sjellja e Vuçiqit është në përputhje me politikën dhe qëllimet e tij për një Serbi prej Virovitiçe deri në Karrllobag (doktrina e Sheshelit).

Pas Bosnjës, Vuçiqi shënjestroj Malin e Zi, ku me një agresivitet sulmon gjitha institucionet shtet formuese me qëllim që të zhbëhet shteti i Malit të Zi dhe të sigurojë (realizojë) ëndrrën shekullore të Serbisë gjegj. daljen në Adriatik.

Gazeta “Bota sot”: Së fundi po mbahen edhe takime në Bruksel. Sa mendoni se do arrihet një marrëveshje finaleKosovë-Serbi?

Mehmet Zenka: Vuçiqi me nervozizmin dhe retorikën të cilën po e përdor kundrejt Kurtit po dëshmon që e ka të vështirë të përballet me standarde të reja në vlerësime dhe qëndrime politike prej palës kosovare. Marrëveshje do ketë pasi që edhe BE dhe SHBA po e shohin që situata nuk shkon në të mirë të proceseve integruese dhe se mund të vijë deri te radikalizimi i gjendjes si në Kosovë ashtu edhe në regjion.

Gazeta “Bota sot”: Çfarë mendoni për presionin që ndërkombëtarët që po ia bëjnë Kurtit për pranimin e Asociacionit? A duhet të jetë njohja reciproke në qendër të dialogut, për një marrëveshje finale?

Mehmet Zenka: Sa i përket presionit që po i bëhet Kurtit në lidhje me asociacion të komunave me shumicë serbe, mendoj që z. Kurti do të dijë që të mbroj kushtetutën dhe interesin e shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, jam i mendimit që pa njohje reciproke apo të paktën anëtarësim të Kosovës në OKB nuk ka stabilitet në Ballkan. /BotaSot/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *