KryesoreLajme

Deputeti serb: Loja e Vuçiqit me barrikadat shkoi në favor të Kurtit

Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Vlladeta Jankoviq, ka thënë se e tërë situata e krijuar në veri të Kosovës, është një “ushtrim i luajtur keq nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje sipas tij, nga fillimi e deri në fund ishte një lëvizje e gabuar – duke e zbritur Serbinë dy apo tri shkallë më poshtë në raport me Kosovën – duke shkuar në dobi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo më shumë  Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës arrestohen për keqpërdorim detyre dhe ryshfet, njëri kapet në flagrancë

Jankoviq tha për N1, se politika e Vuçiqit në raport me Kosovën, është konfuze, jo konsistente dhe destruktive.

Gjithashtu vlerësoi se në 20 ditët e fundit, ajo çfarë ka ndodhur në veri të Kosovës, ishte e “njëjta shfaqje” që Vuçiqi e quan “mbrojtjen e Kosovës”, por që sipas Jankoviq është lufta për ta mbajtur presidentin serb në pushtet.

Ai vlerëson së largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet ishte një veprim tejet i gabuar, dhe se Vuçiqi hoqi barrikadat ashtu siç i kishte vendosur vetë.

Lexo më shumë  Hetimi i “Hijenave”/ 30 milionë euro grabitje në muaj nga Tirana me telefonata

Kur ambasadori amerikan në Beograd, Critopher Hill, kërkoi që ato të largohen, sipas Jankoviq ashtu edhe ndodhi – pra u hoqën.

Thotë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një “fiksim i Vuçiqit që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *