ArgumentKryesore

Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat

Nga Besnik Krasniqi

Deputeti opozitar që 2000 euro i ka marrë më 31 mars si pagë e 13, sot del kundër 100 eurove që qeveria ia ndau pensionistit, fëmijës, studentit e punëtorit të sektorit privat.

Në vend që me e kritiku Qeverinë për shumë të pamjaftueshme, këta thonë që nuk duhet as këto me i dhanë.

Lexo më shumë  Rama që në pikë të mëngjesit josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagat

Deputeti i opozitës është i fundit që ish dashtë me folë për këto mjete. Sepse, vet e ka marrë 20-fishin e ndihmës me të cilën u mbështetën tani të katër kategoritë. Sa për rikujtim, kur u trajtu Buxheti vjetor, opozita nuk bëri një amendament që kërkon të hiqet paga e 13, së paku për deputetët?

Opozita e ka pasë rastin me marrë hise në pakon kundër inflacionit. Por, e bllokoi nismën në Kuvend.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen

Prandaj, sot, opozita duhet me u frikësu për dëmin që ka shkaktu me vendimin bllokues të saj, e jo për “blerje vote”.

Rruga Press

YouTube player