Xhaferraj: Qeveria e Shqipërisë si qeveria e Kongos me Kosovën, nuk dënoi agresionin e Serbisë
Opozita në Shqipëri këmbënguli se qeveria shqiptare duhet të kishte dënuar më ashpër qëndrimet e Serbisë, sidomos deklaratën e Vuçiqit për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Deputeti demokrat Ferdinant Xhaferraj tha se Qeveria ka degraduar me çështjen e Kosovës.
“I keqardhur për frymën që ka implementuar Edi Rama në qeverinë shqiptare e në raport me Vuçiqin. Gjatë fjalës thatë nuk dua të marr përsipër të trajtoj çështje të sigurisë së Kosovës. Vazhduat që i shohim me vëmendje si derivate të situatës globale. Kemi kërkuar Ministrin e Mbrojtjes dhe të jesh i sigurt që nëse në republikën demokratike të Kongos do ftonte ministrin, po këto gjëra do thoshte. E kuptoni ku ka degraduar qeveria shqiptare me çështjen e Kosovës. Akoma nuk është dënuar nga qeveria shqiptare dhe ju sot nuk e dënuat aktin e agresionit. Kërcënon qartazi që do dërgoj 1 mijë forca në Kosovë. Si mund ta shpjegoni kundërvënien që kanë në politikën e sanksioneve të NATO-s”, tha Xhaferraj.
Rruga Press