Uncategorized

Deputeti i Parlamentit Evropian: Pse BE është më e butë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë?

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, u shpreh se Bashkimi Evropian është më i butë ndaj presidentit Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë.

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ai nënvizoi se situata gjeostrategjike po i vë edhe politikanët evropianë në një situatë shumë të vështirë dhe tani ka përshtypjen se janë gati të pranojnë shumë gjëra që bëhen nga qeveria e Vuçiqit vetëm që të mos lidhet më shumë me regjimin e Putinit.

“Kështu që, nëse ai ka nevojë për mbështetje nga një qeveri austriake, thjesht fton shumë njerëz nga India dhe Tunizia të vijnë dhe më pas ata kërkojnë azil në Austri, gjë që më pas shkakton vëmendje në Austri, dhe një vizitë nga kancelari austriak. A mund ta zgjidhim? Po. Mirë, e tërheq regjimin e lirë të vizave. Pra, ai krijon problem.

Lexo më shumë  Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme

Bën bisedime dhe më pas e zgjidh problemin. Por ai kërkon para shtesë, konsensus shtesë. Kjo është strategji që Vuçiqi e ka ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Situata gjeostrategjike po i vë edhe politikanët evropianë në një situatë shumë të vështirë dhe tani kam përshtypjen se janë gati të pranojnë shumë gjëra që bëhen nga qeveria e Vuçiqit vetëm që të mos lidhet më shumë me regjimin e Putinit.

Serbia është një vend në mes të Bashkimit Evropian. Është një vend në mes të NATO-s. Ka frikë reale tek evropianët, se Vuçiçi apo Dodiku mund ta përdorin dhe të abuzojnë me situatën për të hapur një front të dytë. Kemi pasur informacione për praninë e mercenarëve te Wagner në ‘Republikën Srpska’. Edhe konteksti mes ministrave të jashtëm mes Lavrovit dhe ministrat e Serbisë. Pra, e gjithë kjo po ushtron presion mbi evropianët. Për momentin shoh se kjo po e pengon Bashkimin Evropian të mbajë qëndrim të ashpër. Nuk mendoj se do çojë në përfundimet e duhura apo të themi në lehtësim të situatë”, tha ai.

Lexo më shumë  Deputeti i VV-së: E pamundur të dërgohej drafti i Lajçakut në Kushtetuese, ka shumë probleme

Rruga Press

YouTube player