Lajme

Deputeti i LVV, Ardian Gola i ka kërkuar Ramës që në deklaratat që bën për ngjarjen në Veri të Kosovës, ta përmendë në mënyrë të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit, dhe të kërkojë një mbledhje të OKB-së enkas për këtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që në deklaratat që bën për ngjarjen në Veri të Kosovës, ta përmendë në mënyrë të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit, dhe të kërkojë një mbledhje të OKB-së enkas për këtë.

Postimin e tij në Facebook, deputeti i Vetëvendosjes e shoqëron me titullin e mediave online mbi lajmin se Kryeministri i Shqipërisë nuk ka qenë dakort me deklaratën e Bashkimit Europian të datës 19 shtator.

Lexo më shumë  Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqëson parlamenti i krimit

Postimi i plotë:

Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë.  

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Murati: 5 milionë euro grant për rrjetin energjetik

YouTube player