KryesoreLajme

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!: “Ballkani i Hapur” është i nxituar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, ka thënë se iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur”, është i nxituar.

Sipas tij, midis Kosovës dhe Shqipërisë ka dallime strategjike, por se për shkak të këtyre dallimeve që Hyseni ka thënë se nuk janë substanciale, nuk duhet nxituar.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Hyseni ka thënë se formati i dialogut nuk është i duhur dhe se ka çështje të tjera që do të duhej të zgjidheshin para kësaj iniciative.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

“Nuk mund të nxirret përfundimi se hiqet dorë prej bashkimi kombëtar, por nuk nxitohen dhe bëhet mirë që nuk nxitohet. Me rëndësi është që nuk ka dallime substanciale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për mendimin tim janë dallime strategjike, konceptuale të rrugëve të ndryshme, unë i mbahem mendimit se është i nxituar në formatin në të cilin është bërë, madje edhe miq të mëdhenj jo vetëm të regjionit thonë se nuk është zgjidhje në mënyrë parciale, për më tepër pa krijuar kushte të nevojshme. Pse të mos zgjidhet çështja e Kosovës më parë?”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *