Lajme

Deputetët e Kosovös i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “ReallyForHerJustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputet.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme, si Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e  Shqipe Mehmeti – Selimi të cilët mbanin në dorë këtë mbishkrim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *