“Miqtë e Ballkanit Perëndimor” letër të hapur liderëve evropianë përpara samitit të BE-së në Tiranë: Të përmbushen premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor

Letër e hapur nga rrjeti Miqtë e Ballkanit Perëndimor drejtuar liderëve evropianë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i planifikuar në Tiranë më 6 dhjetor

Presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola,

Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel,

Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,

Bruksel, 30 nëntor 2022

I/E nderuar President/e,

Ne, Miqtë e Ballkanit Perëndimor, një rrjet i përbërë nga anëtarë të parlamenteve kombëtare të socialdemokratëve evropianë dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, përfaqësues të think tank-eve progresive dhe fondacioneve politike nga Ballkani Perëndimor dhe vendet anëtare të BE-së, kemi nisur iniciativën tonë më 17-18 qershor në Sarajevë dhe u mblodhën për herë të dytë në Pragë më 14-15 nëntor.

Në Pragë, teksa jemi shumë të shqetësuar nga rënia e gjatë e besueshmërisë së angazhimit të BE-së për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), ne kemi pranuar se samiti i ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, i planifikuar në Tiranë më 6 dhjetor, përbën potencialisht mometumin e domosdoshëm për të cilin BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qëllimet tona të përbashkëta të stabilitetit dhe zhvillimit.

Prandaj, të bashkuar si një zë i vetëm, Miqtë e Ballkanit Perëndimor u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që ju përfaqësoni:

  • Rikonfirmoni rëndësinë e përmbushjes së premtimit të integrimit të bërë për të gjithë rajonin në samitin e Selanikut në qershor 2003.
  • Risillni në vëmendje se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është një çështje ‘investimi gjeostrategjik‘ dhe çdo mungesë progresi minon ambiciet gjeopolitike të BE-së.
  • Mirëprisni Komunitetin Politik Evropian si një proces që nuk duhet të zëvendësojë integrimin, por që bën bashkë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjerë evropian rreth vlerave të përbashkëta dhe në pozita të barabarta.
  • Nënvizoni se qasja e BE-së ndaj procesit të integrimit të secilit prej gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të minojë integritetin e vlerave tona themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
  • Për sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor individualisht, ju bëjmë thirrje që:
Lexo më shumë  Ambasadori i Suedisë në Kosovë: S'mund të ketë vetëm një parti politike që i përfaqëson serbët

(i) Bëni thirrje Serbisë që të rreshtohet me politikën e jashtme të BE-së dhe të veprojë si partner i besueshëm në rajon, veçanërisht në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Kosovën me ndërmjetësimin e BE-së, dhe theksoni se demokratizimi i Serbisë është faktor kyç për stabilitetin e rajonit.

(ii) Drejtohuni Këshillit Evropian që ai të ndjekë rekomandimin e Komisionit dhe t’i japë statusin kandidat Bosnje-Hercegovinës.

(iii) Shprehni vullnetin dhe mbështetjen për Malin e Zi për të kapërcyer ngërçin aktual politik dhe për ta rikthyer vendin në rrugën e tij drejt BE-së.

(iv) Përshëndetni mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe përshëndeteni durimin e një vendi që ka qenë peng i një çështjeje dypalëshe me paragjykime, jashtë kufijve të saj të shkaktuar nga një shtet anëtar.

(v) Përshëndetni organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, pranoni se rruga specifike e vendit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së ilustron çfarë sakrificash janë bërë për të arritur qëllimin, dhe bëni thirrje që Bullgaria të përmbahet nga pengimi i mundshëm në fazat vijuese të procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës

(vi) Vlerësoni presidencën çeke të Këshillit të BE-së për ecjen përpara me liberalizimin e vonuar të vizave për Kosovën dhe bëni thirrje për një afat kohor përfundimtar dhe të qartë nga Këshilli Evropian në dhjetor; mirëprisni aplikimin e ardhshëm të Kosovës për anëtarësim në BE dhe nënvizoni konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

  • Ftoni të gjithë institucionet evropianë dhe shtetet anëtarë të angazhohen për mbylljen e periudhës dy-dekadëshe që nga samiti i lartpërmendur i Selanikut, duke u siguruar që deri në qershor 2023 të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi kandidat për të lejuar një dinamikë të re të procesit të integrimit.

Nënshkruesit:

  • Irfan Čengić, Deputet i Parlamentit, Bosnje dhe Hercegovina
  • Laurent Cohen, Drejtor i Fondacionit Jean-Jaurès
  • Adnan Dibrani, Deputet i Parlamentit, Suedi
  • Lauri Finer, Drejtor i Fondacionit Kalevi Sorsa, Finlandë
  • Josip Juratovic, Deputet i Parlamentit, Gjermani
  • Saša Magazinović, Deputet i Parlamentit, Bosnje dhe Hercegovina
  • Maria Maltschnig, Drejtore, Renner Institut, Austri
  • Stefan Schennach, Deputet i Parlamentit, Austri
  • Andreas Schieder, Deputet i Parlamentit Evropian, Austri
  • Martin Schulz, Kryetar, Friedrich-Ebert-Stiftung
  • Sanela Shkrijelj, Deputete e Parlamentit, Maqedoni e Veriut
  • Bertalan Tóth, Deputet i Parlamentit, Hungari
  • Harald Troch, Deputet i Parlamentit, Austri

Rrjeti “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” mbështetet nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane (FEPS), Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) Dialogu i Evropës Juglindore, Renner Institut, Masarykova demokratická Akademie, Fondacioni Kalevi Sorsa, Fondacioni Jean-Jaurès, Fondacioni Max van der Stoel, Društvo Progresiva, Olof Palme International Center, në bashkëpunim me CeSPI.

Letra është publikuar në faqen e Friedrich-Ebert-Stiftung, përkthyer nga Rruga Press.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese