Lajme

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes: Drejtori kryesor për politikat e NATO-s pati konsultime për mbrojtjen me Maqedoncin

Një delegacion amerikan nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i kryesuar nga Alton Buland, Drejtor kryesor për Politikat Evropiane të NATO-së në Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, qëndroi të shtunën për një vizitë në Kosovë.

Ai u prit nga ministri Ejup Maqedonci.

Përmes një njoftimi, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, ka bërë të ditur se Buland pati“konsultime dypalëshe për mbrojtjen” me shefin politik të Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Në komunikatë thuhet se qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi i prioriteteve dhe bashkëpunimit dypalësh në aspektin e sigurisë dhe përkrahja për zbatimin e planit 10-vjeçar të FSK-së për transformimin në një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multi-etnike dhe ndërvepruese nga NATO.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet
YouTube player