BallinaLajme

Denoncoi problemet në QSUT për përballimin e pandemisë, pezullohet mjeku Ilir Allkja

QSUT ka shkarkuar nga detyra mjekun e Urgjencës Ilir Allkja.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga drejtori Enkelejdi Joti me arsyesimin se Allkja ka shkelur etikën e punës duke publikuar materiale konfidenciale përmes komunikimeve të tij në rrjetet sociale si edhe në media.

Në vendimin që mban kokën “Për ndërprerje të menjëhershme të marrëdhënieve të punës”, QSUT i referohet rregullores së funksionimit të spitalit, ku ndër të tjera theksohet se stafi është i lirë të shprehë mendimet e tij në publik, por duhet të ruaje konfidencialitetin e punës dhe të mos sulmojë institucionin përmes komenteve dhe opinioneve.

Lexo më shumë  Policia në Leposaviq zë mjete bujqësore duke u dërguar në Serbi

Madje, në letrën e shkarkimit thuhet se komentet dhe opinionet e stafit nuk duhet të paraqiten si reagime zyrtare të institucionit.

Allkja denoncoi fillimisht mungesën e pajisjeve të posaçme për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus duke bërë që të reagonte edhe vetë kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp.

Gjatë këtyre muajve, mjeku i Urgjencës është konfliktuar publikisht edhe me eprorin e tij Skënder Brataj për çështje që kanë të bëjnë me mënyrën se si menaxhohen urgjencat.

Lexo më shumë  New York Times: Manovrat e Grenell për të çuar Trumpin në burg te Thaçi

YouTube player