Lajme

Denoncimi i organizatës për kushtet në Kopshtin Zoologjik: Kafshët pa ushqim, rrethimi i tyre i pasigurtë për jetën e qytetarëve

Organizata për mbrojtën e kafshëve në Shqipëri, ka denoncuar kushte skandaloze të mbajtjes së kafshëve në Kopshtin zoologji të Tiranës.

Në postimin e tyre në Facebook organizata për mbrojtjen e kafshëve në Shqipëri, Animal Rescue Albania (arsalbania), shkruan se gjatë vizitës së bërë në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, ka vënë re kushte skandaloze në të cilën mbahen kafshët, të cilat duhet të rrinë gjatë gjithë ditën në diell për të përballuar të nxehtin.

Ndërkohë që një tjetër problematikë që ngrihet është ushqimi i pakët dhe uji që janë në dispozicion të kafshëve.

Gjithashtu një tjetër problem që ngre arsalbania është edhe pasiguria e vizitorëve, pasi rrethimi i kafshëve të egra si ujku apo dhe pra, janë me tel metalik shumë të hollë, aq sa rrezikon që kafsha të dalë nga kafazi dhe të sulmojë vizitorët.

Por jo vetëm kjo, por edhe hapësira mes telave metalikë është shumë e madhe, çka mund të lejojë fëmijët e vegjël të fusin duart dhe mund të kafshohen nga kafshët.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Reagimi i plotë i arsalbania:

Sot edhe ne vizituam kopeshtin e ri zoologjik te Tiranes.

Shkuam pa paragjykim dhe me shpresen qe investimi i madh do kishte krijuar te pakten disa kushte minimale per kafshet qe ndodhen aty.

Sigurisht, ne jemi kunder mbajtjes se kafsheve te egra ne roberi, e aq me shume ne kushtet qe kopeshti i vjeter kishte por edhe ne cdo lloj kushtesh qe do te mund te ishin krijuar ne kopeshtin e ri.

Vizita jone ishte rreth ore 11 te paradites, dhe temperatura ishte 31 grade ne hije.

Konstatuam fatkeqesisht se pjesa me e madhe e kafsheve dhe shpendeve te kopshtit zoologjik ndodheshin ne gjendje te rende per shkak te te nxhetit.

Nisem me dhelpren e cila ndodhej ne nje rrethim pa asnje peme, shkurre apo hije ku te futej.

Dhelpra kishte vetem nje tub betoni 1.5 metra i gjate i mbuluar me pak dhe, i cili sherbente se strehe per kete krijese.

Kuptohet qe gjendja e saj ishte e rende dhe i nxehti i pa perballueshem.

Ushqimi, pak miser dhe uji ne nje kove boje plastike te piset.

Rrethimi i dhelpres prej rrjete te holle metalike,i pa sigurte, i fiksuar kryesisht me disa vida.

Nuk kishte nje hapesire sigurie mes dhelpres dhe vizitoreve.

Femijet mund te fusin duart lehtesisht brenda rrethimit dhe te jene objekt kafshimi apo lendimi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Vijuam me shpendet.

4 skiftere, nje prej te cileve i nje lloji te ndryshem nga 3 te tjeret jetonin ne te njejtin rrethim sa gjysma e rrethimit te 2 papagajve te vegjel.

Nuk kishte hije dhe gjendja e tyre depresive. Pervec tokes, dy shkembinjve dhe barit gati shkurre, kishin ne dispozicion vetem 3 shkopinj per te fluturuar mbi to.

Gjithashtu rrethimi nuk kishte nje hapesire sigurie qe e ndante nga vizitoret.

Ujku ishte pak me me shume fat.

Kishte nje lulebore dhe nje gjysem peme per tu strehuar nen hije. Rrethimi mjaft i dobet me rrjete te holle lehtesisht te demtueshme nga fuqia e nje ujku. Depozita e ujit thuajse ne fund, dhe me uje tejet te piset e te ndenjur.

Asnje kufizim nga rrethimi i ujkut me vizitoret.

Femijet fusnin duart lehtesisht ne hapesiren e madhe te rrjetes.

Strucat e gjore ne mes te diellit. Asnje shkurre, asnje peme, asnje vaske uji.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *