DENONCIMI/ Gazetari: Ja se si Qeveria po largon hasjanët duke ua mbyllur spitalin. Ja dhe dokumenti!
Gazetari Isa Myzyraj përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar një shkresë përmes së cilës Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbylljen e spitalit të Hasit.
Myzyraj shkruan se mbyllja e shërbimeve shëndetësore do të çojë në largime masive.
Ai vazhdon më tej duke thënë se Britania e Madhe po investon miliona euro në ato zona për tu thënë banorëve që rrini këtu, ndërsa Ministria jonë po I largon ato, duke u hequr shërbimet.
Denoncimi i plotë:
Spitali i Hasit është mbyllur me urdhër të Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu me datën 30/05/2024. Ai nga Spital Bashkiak është bërë Spital Ditor.
Duhet theksuar se spitali ka 4 mjekë specialist. Banorët e Hasit, mjekët, infermierët dhe personeli kanë protestuar kundër këtij urdhëri por deri më tani askush nuk ka marrë masa.
Tanimë për të marrë shërbime veç urgjencës, banorët e Hasit duhet të shkojnë në Spitalin e Kukësit I cili nga fshati më i largët i Hasit është rreth 1.5 orë.
Unë nuk e kuptoj se përse duhet të qëndrojë një person në Has nëse i hiqet shërbimi shëndetësor. E drejta për të marrë shërbime shëndetësore nuk është e drejtë që ta jep as Ministria e Shëndetësisë as Ministrja, ajo e drejtë buron nga Kushtetua dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Britania e Madhe po investon miliona euro në ato zona për tu thënë banorëve që rrini këtu, ndërsa Ministria jonë po i largon ato, duke u hequr shërbimet./Ora News
Rruga Press