BotaKryesore

Dënohet me burgim aktivisti rus i të drejtave të njeriut, OIeg Orlov

Një nga aktivistët më jetëgjatë dhe më të respektuar të të drejtave të njeriut në Rusi, Oleg Orlov, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për denoncimin e luftës në Ukrainë.

Orlov, i cili është 70 vjeç, ka shërbyer për më shumë se dy dekada si një nga drejtuesit e organizatës për të drejtat e njeriut ‘Memorial’, e cila fitoi një pjesë të çmimit Nobel për paqe në vitin 2022, një vit pasi u arrestua në Rusi.

Ai u akuzua nga prokurorët rusë për “diskreditim” të ushtrisë ruse në një artikull në mediet franceze, ku ai shkruante se trupat ruse po kryenin “vrasje masive” në Ukrainë dhe se vendi i tij “kishte rrëshqitur përsëri në totalitarizëm”, njofton ‘The Guardian’.

Lexo më shumë  FOTO-DENONCIMI/ Pas 9 vitesh del në dritë e vërteta: Erion Veliajt nuk iu dha kurrë titulli “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në SHBA

Orlov ka qenë një kritik i hapur i luftës në Ukrainë.

Prokurorët kanë kërkuar të hënën që ai të dënohet me dy vjet e gjysmë burgim.

Vendimi erdhi pas një rigjykimi pasi Orlov ishte urdhëruar më parë të paguante një gjobë. Duke nënvizuar se sa pak tolerancë ka pushteti i presidentit, Vladimir Putin, për kritikat për pushtimin e saj në Ukrainë, prokuroria apeloi gjobën, duke kërkuar një dënim më të ashpër.

Në fjalën e tij përmbyllëse në gjykatë, Orlov pohoi se ai nuk kishte kryer asnjë krim dhe nuk ishte penduar për asgjë, përkundrazi, kritikoi shtetin “totalitar” dhe “fashist” rus.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion, zgjedhja e Presidentit detyrim kushtetues

Duke folur me gjykatësin dhe prokurorin, Orlov tha: “A nuk është e frikshme të shikosh se në çfarë po shndërrohet vendi ynë, të cilin ndoshta edhe ju e doni? A nuk është e frikshme që në këtë absurditet, në këtë distopi, ndoshta nuk do të duhet të jetoni vetëm ju dhe fëmijët tuaj, por edhe, Zoti na ruajt, nipërit e mbesat tuaja.”

Rruga Press

YouTube player