Lajme

Dënohet me 4 vite burg “Burdushi”: Veprimtari mjekësore e kundërligjshme, larje parash dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Peqanit, i njohur si “Burdushi”, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, larje parash dhe armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë.

“I akuzuari H.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj si dhe dënimin unik me gjobë në lartësi prej 42.000 (dyzet e dy mijë ) euro të cilën shumë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit i llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lexo më shumë  Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia!

Sipas njoftimit thuhet se konform nenit 374 paragrafi 3 të KPRK-së, amët dhe atë një pistoletë të tipit “Girsan” të kalibrit 9 mm, me dy karikator si dhe 166 fishek të të njëjtit kalibër, si dhe një pushkë gjuetie të tipit ‘’Super Campion’’ si dhe 55 fishek, i konfiskohen.

“Pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e përfituara me veprën penale Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike në vazhdimësi nga neni 262 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës, në vlerë të përgjithshme prej 2,528.715.34 euro, konfiskohen”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Dënohet me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë Sllobodan Radenkoviq, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Palët e dëmtuara lidhur me kërkesën pasurore juridike udhëzohet në kontestin e rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *