Bota

Dënim me vdekje për dy britanikë e një maroken që luftuan në Ukrainë

Dy britanikë dhe një maroken që u kapën nga forcat ruse në Ukrainë janë dënuar me vdekje, raporton agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.

Aiden Aslin 28-vjeçar, Shaun Pinner 48-vjeçar dhe Saaudun Brahim janë paraqitur në gjykatën e të ashtuquajturës Republikës Popullore të Donetskut, që po kontrollohet nga rebelët pro-rus.

Gjykata nuk është e njohur ndërkombëtarësisht.

Ata janë shpallu fajtor se kanë luftuar si mercenarë në Ukrainë. Por, familjet e dy britanikëve thonë se ata ishin në Ushtrinë e Ukrainës.

Lexo më shumë  Hamasi pranon marrëveshjen për armëpushim

Të dy britanikët janë anëtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe Britania e Madhe e ka bërë të qartë se ata janë të burgosur të luftës dhe duhet trajtuar sipas konventave ndërkombëtare.

“Gjykata Supreme e DPR-së ka dhënë dënimet e para për mercenarët – britanikët Aiden Aslin dhe Sean Pinner dhe marokeni Saadun Brahim janë dënuar me vdekje”, është thënë në njoftimin e Ria Novostit.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *