Dëmshpërblimi për familjen/ Manipulimi i Ramës me vrasjen e Klodian Rashës
Me një akt të denjë për ato që kemi parë me familjet e 26 viktimave të Gërdecit, qeveria Rama ka tentuar të blejë sot gjakun e Klodian Rashës. Por edhe në ato pak rreshta të vendimit të kabinetit, që i lidh familjes një pension të përmuajshëm, nuk është evituar dot tentativa për manipulim. Me një vendim të firmosur me dorën e vet, Edi Rama e ka shpallur vrasjen policore të Klodian Rashës si “humbje jete aksidentale”.
Kjo nuk është ‘loja” e vetme me të riun 25 vjeçar të vrarë nga policia. Ndonëse dyshohet se polici Nevaldo Hajdëraj, që ka qëlluar mbi të nuk ka bërë procedurën e nevojshme të paralajmërimit përpara se të qëllonte, ai po akuzohet për “vrasje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” që nuk parashikon një dënim më të madh se sa 7 vjet (pra realisht 2-3 vite burg).
Që në fillim të ngjarjes policia e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut u mundua ta zgogëlojë peshën e këtij krimi. Në njoftimin e parë, policia tha se Klodian Rasha “është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri”. Mediat e pushtetit e morën këtë informacion duke përligjuar me faktin se viktima mund të shtinte me arëm kundrejt efektivit të Shqiponjave.
Po në të njëjtën deklaratë u shtrëmbërua e vërteta duke aluduar se polici qëlloi në errësirë të plotë ndërkohë që investigimi i mëpasëm tregoi se në momentin e vrasjes kishte ndriçim mjaftueshëm. Edhe mediat i kanë nxjerrë njëra pas tjetërs këto manovra të drejtuesve të rendit për ta fshehur ngjarjen.
Por vetëm pasi nuk arritën dot ta manipuloni ngjarjen për të cilën kryeministri Rama nuk foli tre ditë me radhe dhe pasi u pa impakti i saj i madh në publik, shefi i qeverisë vendosi të tregojë karrotën në vend të shkopit.
Njërëz të afërt me të arritën të sigurojnë një vizitë në shtëpinë e Klodianit ku Rama bëri edhe premtimin për një pension të përmuajshëm për familjarët e viktimës. Dhe vetëm pas bleu heshtjen e tyre krueministri iu kthye versionit fillestar të ridimensionimit ët vrasjes duke e konsideruar atë në vendimin e qeverisë si “aksident”.