Lajme

Dëmet nga përmbytjet, banorët kthehen në shtëpitë me ujë e baltë

Qerim Memiko dhe familja e tij nga fshati Ferras i Fierit e kaluan natën në makinë. Sot u kthyen në banesë dhe u përballën me dëmet e shumta të shkaktuara nga përmbytjet. Siç duket nga pamjet në katin e parë të shtëpisë ka ende ujë dhe baltë.

Kur erdhi uji dje u çmendëm gruan e kam të sëmurë është me diabet i vajti dje 300-350. Shtëpitë ikën mbaruan. Do mundohemi t’i pastrojmë po ku do flemë lagështia. Qeveria është e para dhe bizneset të na ndihmojnë kush të mundet. Shyqyr që doli djelli do ngrohemi po natën ku të flemë. Se të tërë kanë hallet e tyre. të tëra na janë shkatërruar”.

Edhe familje të tjera janë dëmtuar shumë.

“Sado i ngritëm divanët i ka zënë uji….”.

“Me djalin e sëmurë ka fjet këtu në ujë djali shihe. Kam nevojë për ndihëm nga qeveria”.

“U përpoqëm ti ngrinim sendet po prapë i kapi uji. Uji në shtëpi vajti 1 metër e 20 cm. Hyri nga dritaret. Ikëm nëpër gjitonë mbrëmë nëpër shokë. Me të keq”.

“Pompa s’punon, shteti të më hapë kanalin që të ikë uji”.

Banorët e Ferrasit nuk kanë besim se do dëmshpërblehen.

Lexo më shumë  Ky është koloneli serb i akuzuar bashkë me vëllain për sulmin terrorist në “Ibër Lepenc”

“Jemi përmbytur shumë herë po shteti vetëm një herë na ka dhënë”.

“Në 2015 me ra banesa nga lumi ja ku i kam letrat s’më dha gjë shtetit. E prapë e bëra shtëpinë tani mu përmbyt prapë. Zararin e ka bërë kanali i madh që e bënë përgjysmë. Armando Subashi me hajdutët me paret e shtetit se bëjnë punë saktë. Jemi në gjendje katastrofe. Mbrëmë me plakën fjetëm në soletë lart. Na mbyti kanali I martinës se e lanë për gjysmë”.

“Shpëtuan për gjysëm orë. Na premtuan në 2015 bëmë dokumentat na tallën s’na i dhanë. E lanë kolektorin për 200 metra na thanë do e bëjmë ikën vitet na tallën”.

Drejtori i emergjencave Maksim Zaka bën të ditur se në Qarkun e Fierit janë përmbytur afro 100 banesa, pjesa më e madhe ndodhen në Ferras.

Lexo më shumë  E majta italiane: Vendimi për qendrat e azilit në Shqipëri shkel të drejtat e njeriut

“S’patëm humbje njerëzore kjo është një gjë shumë e mirë. Doli urdhri në mëngjes nga kryetari i Bashkisë dhe janë ngritur grupet e komisioneve që do vlerësojnë dëmet tani do nisim verifikimet”.

Edhe në Novoselë të Vlorës aty ku Vjosa doli nga shtrat uji është tërhequr. Niveli ka shkuar në 6.4 metër nga 8 që ishte mëngjesin e së djelës. Gjithësesi shumë toka bujqësore janë ende nën ujë./abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *