Lajme

Demantohet lajmi se Policia e Kosovës është e përfshire në aksionin e arrestimit të Dritan Goxhaj

Policia e Republikës së Kosovës ka demantuar pretendimet e një portali shqipar që operon në Maqedoninë Veriore, medium i cili akuzon forcat e rendit të Republikës së Kosovës për gjoja përfshirje, më saktë asistim të policisë shqiptare, përkatësisht INTERPOLIT, përgjatë aksionit për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, aktualisht gazetar, Dritan Goxhaj. 

Veterani i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Gjykatës Special.Goxhaj është arrestuar në Tiranë, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij.

Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Lexo më shumë  Vendet bosh të punës në Shqipëri, po i plotësojnë pensionistët, janë shtuar 10 mijë në 2025

Policia e Republikës së Kosovës ka demantuar pretendimet e një portali shqiptar (telgtamiMK) që operon në Maqedoninë Veriore, e cili medium akuzon forcat e rendit të Republikës së Kosovës për gjoja përfshirje, më saktë asistim të policisë shqiptare, përkatësisht INTERPOLIT, përgjatë aksionit për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, aktualisht gazetar, Dritan Goxhaj.

Veterani i UÇK-së është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.

Goxhaj është arrestuar në Tiranë, pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij.

Arrestimi i Goxhajt mësohet se është bërë pasi ndaj tij rëndon akuza se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Kush është Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së që u arrestua nga Gjykata Speciale!

Lexo më shumë  Demokratët Evropianë: Aleksandar Vuçiq merr fonde nga BE, por forcon lidhjet me Rusinë

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po raportohet se është arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.
Sipas mediave në Shqipëri, ai është arrestuar me dyshimin se ka publikuar emrat e disa dëshmitarëve për disa procese të krimeve të luftës.

Megjithatë, kjo është krejtësisht e pakonfirmuar.
Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK’së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit.
Goxhaj ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri. /nmkpost/

Rruga Press

YouTube player