Lajme

Demagogjia e Ramës/ Thotë se do i pyes shqiptarët për Ballkanin e Hapur edhe pse e ka firmosur marrëveshjen

Në kulmin e skandalit me të dhënat dhe aferës së inceneratorëve, kryeministri Edi Rama prezantoi një tjetër nismë demagogjike dhe populiste.

Pasi ka nënshkruar marrëveshjen për Ballkanin e Hapur, Rama shprehet se do i pyes shqiptarët nëse janë dakord. Poashtu, ai thotë se do i pyes edhe për çështje të tjera të rëndësishme, a thua sikur ka vërtet demokraci dhe vendimarrje qytetare në një vend me lista patronazhistësh dhe të dhëna të imtësishme të qytetarëve në duar të entiteteve që shpesh janë të lidhura informalisht me qeverinë.

Në prag të Vitit të Ri, qeveria ka vendosur të startojë një nismë të re.

Nisma parashikon që një pyetësor do i dërgohet çdo shqiptari për zhvilluar një kuvendim popullor për mendimin mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

“Në prag të një Viti të Ri, mundësish të reja, Qeveria vendosi t’i japë jetë një nisme të re demokratike, duke hapur procesin gjithëpërfshirës të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

Me një pyetësor drejtuar çdo shqiptari, në Shqipëri apo në botë, do të zhvillojmë një kuvendim popullor, ku duam mendimin tuaj mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, shoqërinë.

 Është koha t’i lemë pas llogoret e sherrit politik që të hedhim hapa të mëdhenj përpara, duke u këshilluar së bashku për vendime me rëndësi politike, ekonomike e sociale. Le të dëgjojmë njëri-tjetrin si njerëz të këtij vendi të bekuar, si shqiptarë e shqiptare që na ndajnë shumë gjëra, po na bashkon flamuri kuqezi dhe e ardhmja e fëmijëve tanë pa dallim”, tha Rama. 

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Sipas kryeministrit, temat do të jenë, për shembull, anëtarësimi i Shqipërisë në BE apo Ballkani i Hapur.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur është gjëja e duhur, por ka të tjerë që mendojnë se kjo nismë nuk i sjell përfitim Shqipërisë. Edhe për këtë do t’i drejtohemi shqiptarëve.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i lidhur drejtpërdrejt nga një shtet siç është vetoja që i ka vendosur Bullgaria, Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se vendi ynë duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

Ne do të pyesim qytetarët… A jemi të gatshëm ne si shtëpi e përbashkët të mbrojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me tre apo më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara?

A është e gatshme Shqipëria t’i japë një mbështetje duke qenë se kjo përbën një diferencim. Çështje të tjera që lidhen me  dhunën në familje dhe krimet kundër personit. Një pjesë e qytetarëve kërkojnë dënim në ekstrem,” tha Rama.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *