KryesoreLajme

Delegacioni nga Iowa pritet me ceremoni zyrtare në Kosovë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur sot me një ceremoni zyrtare një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, i udhëhequr nga Gjeneral Majori i pensionuar, Timothy Orr dhe Kryetarja e qytetit Johnston, Paula Dierenfeld.

“Në fjalën e tij, Zëvendësministri Ahmeti vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Gjeneralit Orr në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ushtarak, arsimor dhe institucional. Ai theksoi se ky partneritet është një model i miqësisë së qëndrueshme dhe bashkëpunimit të ndërsjellë”, thotë MPJD-ja përmes njoftimit për media.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje

Kanë bërë të ditur se i dyti i kësaj ministrie, i ka shprehur gjithashtu mirënjohje kryetares së qytetit  Johnston, Dierenfeld, duke vënë në pah rolin e saj të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit në nivel lokal dhe në ndërlidhjen e komuniteteve.

“Në fjalët e tyre, Gjenerali Orr dhe Kryetarja Dierenfeld falënderuan për mikpritjen, duke theksuar se Republika e Kosovës mbetet një aleate e përhershme e Iowa-s dhe se thellimi i bashkëpunimit është prioritet për të dyja palët”, vijon kounikata.

Lexo më shumë  Letra nga burgu/ Veliaj: Rama më kërcënoi, dorëzo bashkinë te Arbër Hajdari ose do bësh 100 vjet burg

Sipas MPJD-së, vizita dëshmon përkushtimin e ndërsjellë për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Iowa-s, të mbështetura në vlera të përbashkëta dhe partneritet të qëndrueshëm.

YouTube player