KryesoreLajme

Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Sot, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe në përbërje të anëtarëve, Arben Gashi, Enis Kervan, Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, takoi presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Gjatë takimit, Bogujevci falënderoi Rousopoulos për lidershipin dhe angazhimin e tij shumë efektiv dhe për votën dhe mbështetjen e madhe që iu dha Kosovës në votimin në Asamblenë Parlamentare.

Bogujevci theksoi se tanimë rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit është rrugë njëkahëshe dhe se ka mbetur vetëm edhe një hap për t’u përmbyllur një mision, që është fisnik e i drejtë për qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Lexo më shumë  New York Times i bën jehonë protestës për Zvërnecin: Tejkaloi çështjet mjedisore! U kthye në simbol të pakënaqësive politike ndaj qeverisë

Tutje, ajo tha se bashkëpunimi i Kosovës me këtë institucion do të vazhdojë të thellohet, në veçanti do të intensifikohet pas anëtarësimit që presim të ndodhë me një vendim të drejtë të Komitetit të Ministrave.

Delegacioni gjatë këtij sesioni po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete dhe anëtarë të delegacioneve të tjera pjesëmarrëse, si dhe takime me krerët e Grupeve Politike.

Lexo më shumë  Politico mbi protestat në Shqipëri: Autoritetet shqiptare hetojnë projektin e resortit bregdetar të lidhur me Jared Kushner

Tutje, ajo tha se bashkëpunimi i Kosovës me këtë institucion do të vazhdojë të thellohet, në veçanti do të intensifikohet pas anëtarësimit që presim të ndodhë me një vendim të drejtë të Komitetit të Ministrave.

Delegacioni gjatë këtij sesioni po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete dhe anëtarë të delegacioneve të tjera pjesëmarrëse, si dhe takime me krerët e Grupeve Politike

Rruga Press

YouTube player