Lajme

Delawie: Mosnjohja e Kosovës nga Serbia i shkaktoi tensionet në veri

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë për shkak të targave, por për refuzimin e autoriteteve serbe që të njihet Kosova shtet, gati 25 vjet pas luftës.

Në një deklarim për “Zëri i Amerikës”, Delawie tha të martën se është në interes të qytetarëve të komunitetit serb që të kthehen në institucionet e Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

“Zyrtarët e komunitetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës bëhet për ta kundërshtuar Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Ish-ambasadori amerikan theksoi se tensionet nuk ndihmojnë në përparimin e dialogut, derisa tha se iu takon palëve që t’i zgjidhin çështjet.

“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor në Kosovë dhe në Serbi, meritojnë një të ardhme evropiane. Ata mund ta arrijnë atë vetëm nëse dy liderët e të dyja vendeve vendosin synimin për paqen, zhvillimin politik dhe ekonomik”, tha Delawie.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Sipas tij, drafti franko-gjerman për marrëveshjen gjithëpërfshirëse është nismë pozitive për zgjidhjen e pengesave “që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *