BallinaLajme

Del sondazhi/ Shqiptarët të zhgënjyer nga qeveria dhe politika

Instituti Shqiptar për Demokraci e Ndërmjetësim dhe Instituti Demokratik Amerikan publikuan sot një sondazh mbi angazhimin politik në Shqipëri, ku shprehet një zhgënjim në rritje i qytetarëve ndaj qeverisë dhe politikës.

Pjesa dërrmuese e të anketuarve ndjehen të shkëputur e të papërfaqësuar si nga qeveria edhe nga politika, dhe shprehin pakënqësi në rritje ndaj tyre.

Sondazhi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim së bashku me Institutin Demokratik Amerikan zbuluan për zhgënjim në rritje të shqiptarëve ndaj qeverisë, opozitës dhe nga mungesa e transparencës së tyre për financimet.

Sipas Sondazhit të publikuar sot, shqiptarët pohojnë se janë të papërfaqësuar dhe të shkëputur nga qeveria dhe nga opozita dhe 2/ 3 e të anketuarve shprehin pakënaqësi në rritje ndaj tyre.

Më shumë se 2/ 3 e qytetarëve nuk marrin dot informacion dhe politika qëllimisht fsheh të dhënat se kush i financon fushatat zgjedhore dhe kandidatët përkatës dhe si shpenzohen këto para.

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

Qytetarët pohuan se ata e shohin më shumë veten të angazhuar në nisma qytetare se sa në nisma politike.

Votuesit e pavendosur shumica ndjehen të papërfaqëuar nga partitë politike dhe pjesa tjetër mendojnë se partitë politike nuk i kanë mbajtur dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre parazgjedhore.

Qytetarët ndjehen të papërfaqësuar nga partitë politike dhe shprehin zhgënjim nga qeveria dhe opozita, ndërsa gadishmëria e tyre për të marrë pjesë në votime ka rënë me mbi 20 për qind.

Angazhimi partiak i qytetarëve ka pësuar rënie nga viti në vit, e përkundër kësaj shihet një angazhim në rritje për t’u përfshirë në çështje komunitare, që u interesojnë drejtpërdrejt.

Qytetarët janë shumë kritikë për transparencën e parlamentit; vetëm 3 nga 10 të anketuar pohojnë se parlamenti ka qenë transparent vitin e fundit, kur edhe nisi pandemia Covid-19.

Në një masë të madhe ata janë pro votimit drejtpërdrejt të kandidatëve për deputetë në zgjedhje, se sa për listat e mbyllura të partive, duke kërkuar të eleminohet ndikimi mbi listat i kryetarit të partisë, si dhe të përmirësohet përgjegjësia dhe llogari-dhënia në parlament.

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Të rinjtë shprehin interesin më të ulët dhe informimin më të pakët ndaj politikës; ata janë pak të interesuar për programet e partive politike, për parlamentin dhe akoma më pak për deputetët.2/3 e qytetarëve thonë se informacioni është i rëndësishëm për ta, por nuk e marrin dot.

Ata pohojnë se mungesa e informacionit mbi financimin e partive politike ushqen korrupsionin.

Për shumicën e institucioneve ka një rënie të njohurive dhe informacionit publik nga qytetarët.

Të anketuarit shprehin shqetësim se politika dhe vendi drejtohet nga nje grup i vogël njerëzish dhe nuk ka hapësira për individë të talentuar dhe me integritet. /VOA

YouTube player