Lajme

Del propozimi i Serbisë, këshilltari i Kurtit thotë se u prezantua në takim nga ndërmjetësi

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument që sipas tij gjashtë muaj më parë është propozuar nga Serbia.Ai thotë se i njëjti dokument është propozuar sot nga shefi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

”Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan të renditjes. Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si gjendja e Vuçiqit u bë pozicion i BE-së”, ka shkruar Zulfaj në Twitter, të enjten.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Në dokument thuhet se deri në fund të marsit duhet të ketë një draft status për Asociacionin e komunave me shumcië serbe.Ky proces do të vazhdojë sipas propozimit deri në fund të tetorit 2023 ku do të përfundojë themelimi i Asociaiconit.Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka refuzuar të bëjë kompromisin ku Asociacioni është në qendër.

Marrëveshjet për Asociacioni ishin nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015, por më pas disa prej pikave ishin hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.Por, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar në Ohër që të zbatojnë marrëveshjet e arritura më parë. Për këtë opozita vazhdimisht ka akuzuar Kurtin se ka pranuar implementimin e Asociacionit.

Rruga Press

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin
YouTube player