KryesoreSport

Del formacioni kundër Kroacisë, Broja në stol

Shqipëria kërkon pikët e para në grupin B të Europianit, teksa sot në orën 15.00 do të përballet me Kroacinë. Burime të mediave bëjnë me dije edhe formacionin zyrtar të kuqezinjve, në takimin që do të mbahet në Hamburg.

Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami. Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës. Vlen të theksohet fakti se mes dy kombëtareve, kjo është ndeshja e parë direkte. 90-minutëshi do të gjykohet nga arbitri francez, Letexier.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Formacioni zyrtar: 

Strakosha, Hysaj, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Manaj, Asani.

YouTube player

Lexo më shumë  Gërvalla për vrasjen e Arlinda Zekajt: Ngushëllimet nuk mjaftojnë, përgjegjësia jonë është të veprojmë