Lajme

Dekonspirimi i operacioneve, eksperti: Ja si policët shqiptarë ndihmojnë trafikantët

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se njoftimi i amabasadës amerikane, sipas së cilës, qytetarët shqiptarë që duan të denoncojnë trafikun e drogës se tashmë kanë një linjë të re kontakti me DEA-n, vjen pasi është humbur besimi te institucionet.

Në një intervistë për Euronews Albania, Softa u shpreh se efektivët dekonspirojnë operacionet e policisë, por edhe atyre të organizuara nga SPAK-u.

Lexo më shumë  Çeku: Trashëgimia kulturore shqiptare ruhet për brezat e ardhshëm

Softa përmendi rastin e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj, ku policia nuk arriti ta arrestonte, pasi ai u informua për lëvizjet e tyre.

“DEA është në kuadër të Interpol dhe Europol dhe në të gjitha rastet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë dhe institucionet shqiptare. Humbja e besimit është ajo që ne kemi thënë. Sa raste ka pasur, qoftë edhe në operacionet e organizuara nëpërmjet SPAK-ut, një rast i Martinajt, dekonspirimi ka qenë që në momentet para fillimit të operacionit, në momentin e lokalizimit të zonës, nuk është arritur arrestimi i personave me shkallë të lartë rrezikshmëri sepse kanë qenë të dekonspiruar”, tha eksperti.

Lexo më shumë  Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Drenas

“Pra, janë njoftuar përpara për lëvizjen e forcave të policisë. E njëjta gjë nëse do flasim për persona që kanë një peshë të madhe, sepse kanë nga mbrapa suport që i bëjnë të paprekshëm”, theksoi ai.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *