KryesoreLajme

Deklarimi i djalit të Donald Trump për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Bolton: Ai nuk i përfaqëson politikat e SHBA-së


Ish-Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, John Bolton ka komentuar ndër të tjerat qëndrimin e djalit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Jr, i cili është shprehur se ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, kishte udhëzuar ndërhyrjen humanitare në Kosovë në mënyrë që të zhvendoste vëmendjen nga afera me Lewinskyn.

Bolton tha se Donald Trump i ri nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në, ndërsa deklaratat e tij mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trump në Serbi.

“Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet, është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bolton për Euronews Albania.

Lexo më shumë  Spanca: Vetëm 15% e lejeve të ndërtimit gjatë 5 vjetësh në Prishtinë kanë certifikatë

I pyetur se sa do të jetë në vëmendjen e presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi dhe sa ndikim do të ketë Amerika në këtë çështje.

“Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare. Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan. nuk do ketë investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. Unë e kuptoj historinë e gjatë, por të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata të arrijnë një marrëveshje”, tha Bolton.

Lexo më shumë  LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

Trump Jr gjatë qendrimit të tij në Serbi tha se “NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”.

YouTube player