BotaKryesore

Deklaratat shqetësuese të Dodikut, alarmohet eurodeputeti gjerman, thirrje BE-së: Borrell, merre seriozisht

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik është vënë sërish në qendër të vëmendjes nga faktori ndërkombëtar për deklaratat e tij jashtëzakonisht shqetësuese. I shqetësuar eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer ka shkëputur një pjesë të deklaratës së Dodikut dhe i bën thirrje unionit të marrë seriozisht. Më konkretisht deklarata e Dodik është shqetësuese pasi thotë se dëshiron të bashkojë Serbinë, Kosovën, Republikën Srpska, Malin e Zi në një shtet.

Lexo më shumë  Gërvalla: 7 qershori vulos në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës!

Eurodeputeti gjerman Reinhard Bütikofer i ka bërë t’i bëjë ftesë shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell që ta merr seriozisht deklaratën e Dodikut.

“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.

Lexo më shumë  Skandal me ish-këshilltarin e Vuçiqit - policët dogjën trupin e një mafiozi, ndërsa shefi i tyre fshinte incizimet
YouTube player