Deklaratat e Putinit nxisin Perëndimin për sanksione të tjera
Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës janë angazhuar për më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin ekonomikisht Rusinë.
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se sanksionet nuk kishin sukses, duke u mburrur se Rusia ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe kishte inflacion më të ulët, në një fjalim të mbajtur mëngjesin e sotëm.
Pas këtyre deklaratave aleanca e G7 ku përfshihen; Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia, thanë se do të vazhdojnë të imponojnë sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet, brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të vendeve.
Rruga Press