KryesoreLajme

Deklaratat e ministres serbe, Sveçla: Presim një reagim konkret nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviç.

Në një lidhje me “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Sveçla u shpreh se priste një reagim më konkret dhe më aktiv nga Shqipëria lidhur me deklaratat e ministres.

Sipas ministrit, duhet një “demaskim i sjelljes dyfytyrëshe” të Beogradit, pasi sipas tij nuk ka probleme vetëm me Kosovën por me shqiptarët.

Lexo më shumë  Ish-ministri Sandër Lleshaj del kundër Ramës: Dorëheqja nuk është ndonjë dramë, por një lloj bekimi kur koha është pjekur për të

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë. Unë besoj se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv. Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha Sveçla. 

Lexo më shumë  Kurti: Fuqia ndërkombëtare e Kosovës ndërtohet përmes partneriteteve dhe respektimit të normave

Rruga Press

YouTube player